Thellohet kriza e Golden State, Jokic fiton derbin kundër Doncic

Basketboll

Thellohet kriza e Golden State, Jokic fiton derbin kundër Doncic

Më: 9 janar 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Golden State është në krizë totale. Faza play-off e NBA po kthehet në një mirazh pa përfunduar ende gjysma e sezonit të rregullt, për skuadrën që në 5 vitet e fundit ka dominuar në Perëndim duke fituar titullin e konferencës ndërkohë që numëron edhe tre tituj kampion në Nba në këtë gjysmë dekade.

Warriors pësuan humbjen e 6-të rresht dhe të 30-ën sezonale pasi u mposhtën nga Milwaukee Bucks me shifrat 98-107. Me dëmtimin edhe të D’Angelo Russell, që u shtohet atyre të Curry-t, Thompson dhe Looney, Golden State nuk ka forcë për t’u përballuar me skuadrat më të mira të NBA.

Me 30 pikë 12 rebound dhe 4 asiste, greku Giannis Antetokounmpo ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Bucks të cilët kryesojnë bindshëm konferencën e Lindjes, shkruan Supersport.

Mori fitoren e 16-të sezonale San Antonio e Gregg Popovich. Teksanët triumfuan me shifrat 129-114 brenda në TD Garden ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, Boston Celtics.

Diferencën në këtë sfidë e bëri i përhershmi DeMare DeRozan autor i 30 pikëve. Serbi Nikola Jokic fiton derbin ballkanas me Luka Doncic.

Slloveni iu afrua shumë një tjetër triple-double pasi regjistroi 27 pikë 9 rebound dhe 10 asiste në humbjen minimale që Dallas Mavericks pësoi brenda në Texas nga Denver Nuggets me shifrat 106-107.

33 pikë shënoi ndërkohë Jokic duke rezultuar pikëshënuesi më i mirë i sfidës ndërkohë që Denver mori fitoren e 26-të në 37 takime.

Trae Young bëri një tjetër figurë mbresëlënëse por që nuk i mjaftoi Atlanta Hawks. Skuadra nga Georgia u mposht me shifrat 115-122 nga Houston Rockets edhe pse Trae Young koleksionoi në total 42 pikë 13 rebound dhe 10 asiste një triple-double.

Në krahun tjetër ai që udhëhoqi Houston drejt fitores së radhës ishte i përhershmi James Harden që gjithashtu regjistroi shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës. 41 pikë 10 rikuperime poshtë tabelës dhe 10 asiste ishin këto statistikat e Harden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat