Bashkimi përforcohet me një talent të madh 

Basketboll

Bashkimi përforcohet me një talent të madh 

Nga: K. G. Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:46
Bashkimi përforcohet me një talent të madh 

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit. 

“Përforcimi i parë i këtij afati kalimtar për skuadrën tonë është njëri ndër basketbollistët më të talentuar të Kosovës, Roni Koshi.
Koshi vjen nga skuadra e grupmoshave të reja të Galatasarayit, për të cilën luan që nga viti 2013. 

Me paraqitjet e mira te ky ekip, ai ka tërhequr vëmendjen edhe të përfaqësueses së Turqisë, e cila e kishte ftuar në ekipin e të rinjve duke ia besuar edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.

Ai është regjistruar sot në FBK dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Illmen Bajra qysh për ndeshjen e parë të stinorit pranveror, që do të luajmë të dielën në "Sezai Surroi" përballë Lipjanit.

Koshi si nën 20 - vjeçar gjatë këtij gjysmëstinori do të ketë regjistrim të dyfishtë dhe do të luajë njëkohësisht edhe në Ligën e Parë për skuadrën e Vëllaznimit”, njofton Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat