Vreshtarët luajtën mirë por humbën

Basketboll

Vreshtarët luajtën mirë por humbën

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:28
Vreshtarët luajtën mirë por humbën

Rahoveci ka pësuar humbje nga Academic Bultex 99 me rezultat 77:86 (19:23, 25:17, 18:20, 15:26) në kuadër të Ligës Ballkanike.

Vreshtarët zhvilluan një ndeshje të mirë, sidoqoftë, periudha e fundit ishte fatale për Vreshtarët.

Ndeshja ishte interesante nga fillimi, derisa çerekun e parë e fituan mysafirët me rezultat 19:23. N

ë periudhën e dytë ishin më të mirë nënkampionët e Kosovës, duke e fituar këtë pjesë 25:17, për të shkuar në pushim me epërsi prej katër pikëve, 44:40. Perioda e tretë ishte mjaft e barabartë, 18:20, kurse dallimi është bërë në 10 minutat e fundit. Skuadra ballkanase e fitoi këtë pjesë 15:26, për të triumfuar në fund me rezultat 77:86.

Pikë dyshifrore për Rahovecin shënuan Altin Morina 17, Joshua McFolley 16 dhe Jabari Craig 15 pikë e 14 kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Shakir Smith me 20 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime.

Rahoveci ka një fitore dhe pesë humbje, kurse Academic Bultex gjashtë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat