Superliga rikthehet me super derbi

Basketboll

Superliga rikthehet me super derbi

Më: 10 janar 2020 Në ora: 17:03
Superliga rikthehet me super derbi

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e parë në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll dhe do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që edicionin e kaluar ishin ballafaquar në finale të Kupës, “play-off”-it dhe Superkupës.

Në të gjitha këto finale triumfuan prishtinasit, derisa në të dy ndeshjet e stinorit vjeshtor kishin triumfuar Vreshtarët. Përballja e së dielës do të jetë shumë interesante, ku dy ekipet kanë bërë disa ndryshime për stinorin pranveror. Prishtina është lidere me 29 pikë, derisa Rahoveci ka 27.

Takim interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës. Të dy skuadrat kanë nga 25 pikë apo nëntë fitore dhe shtatë humbje. Përballja në Prizren pritet të jetë mjaft interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat