Ikona e basketbollit, Resmije Juniku, ka festuar 67 vjetorin e lindjes së saj.
Resmija, lojërat e saja ende kujtohen nga gjeneratat e vjetra, e cila ka qenë specialiste edhe për treshe edhe nuk ishte më e gjatë se 162 centimetra por që dridhte klubet të elitës ish jugosllave.
Ajo festoi datëlindjen me djalin e saj basketbollist, Fisnikun dhe me bashkëshortin Halit Muharremi, ish këshilltarin e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Resmija sot po kalon një jetë të lumtur dhe si shumë herë kujton kohën me gjeneratën e saj, sidomos me Xhevahire Mustafën. Resmija është kapaku i basketbollit femëror, emri më i madh që njeh bota e basketbollit në Republikën e Kosovës.