Elvira Dushku sqaron problemin me referët: Ata nuk pranuan marrëveshjen e ofruar nga FBK

Basketboll

Elvira Dushku sqaron problemin me referët: Ata nuk pranuan marrëveshjen e ofruar nga FBK

Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:40
Elvira Dushku

Është bërë zyrtare zëvendësimi i gjyqtarëve kosovar me gjyqtarë të huaj.

Kjo ka ndodhur pasi që gjyqtarët vendor i kanë bojkotuar ndeshjet për shkak të mos pagesës së tyre.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës Elvira Dushku, e cila ka sqaruar në detaje problemin të cilin e kanë me gjyqtarët kosovar.

“Sot edhe nesër në ndeshjet e basketbollit kosovar do të jenë të pranishëm tre gjyqtarë nga Shqiperia dhe tre nga  Mali i Zi, pasi që referët tanë kanë zgjedhur bojkotin. I kemi paguar per dy muaj ndërsa ne  i kemi borxh edhe dy muaj. Ju kemi premtuar se në shumë shpejt do ti kryejmë edhe obligimet tjera, mirëpo ata nuk e kanë pranuar këtë marrëveshje.  Kemi kërkuar ndihmë edhe nga FIBA, ndërsa dy Federatat e rajonit ajo e Shqipërisë dhe Malit të Zi na kanë ndihmuar në këtë çështje. Pagesën për referët e huaja do ta kryejë Federata e Basketbollit të Kosovës por më vonë, kështu kemi rënë dakord me drejtuesit e Federatave të lartpëmendura, ka thënë Dushku.

Kujtojmë që sot zhvillohen ndeshje e para të e stinorit pranveror në Superligën e Baskebtollit të Kosovës, e ku spikat derbindërmjet Rahovecit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat