Bekim Maxhuni grumbullon kombëtaren e Kosovës

Basketboll

Bekim Maxhuni grumbullon kombëtaren e Kosovës

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:08
Bekim Maxhuni grumbullon kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve do të grumbullohet të shtunën në Prishtinë, që do të jetë grumbullimi i parë për këtë vit për këtë grupmoshë.  “Më herët janë grumbulluar Kosova U16 dhe U20 në të dyja konkurrencat.  Grumbullimi i Kosovës U18 do të bëhet të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku lojtarët do të ndahen në dy grupe.

Grupi i parë do të bëjë stërvitje nga ora 13:00-15:00, kurse grupi i dytë 15:00-17:00.  

Përzgjedhësi i Kosovës U18 (M), Bekim Maxhuni, ka shpallur listën e gjerë, ku lojtarët do të jenë të ndarë në dy grupe, kurse gjithashtu janë ftuar edhe lojtarë që luajnë në SHBA dhe Evropë. Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.  

Kosova U18 (M) do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë”, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës. Lista e gjerë  - Grupi i parë: Don Polloshka, Ardit Gashi, Drinor Gashi, Eron Bajraktari, Albin Berisha, Fisnik Kraki, Dotrian Deçani, Aldin Qollaku, Sokol Nila, Emanull Gega, Blendi Mehana, Albion Imeri, Drilon Shala, Arbër Rushiti, Bleonis Tanushi, Shpat Mustafa, Ardian Kika, Diar Efendia, Visar Ejupi, Roni Koshi, Shpat Syla.

Grupi i dytë: Altrim Osmani, Bledar Thaçi, Bardh Istrefi, Nart Jashari, Anton Basha, Lis Kuraja, Arlind Krasniqi, Dionis Avdyli, Besmir Memaj, Edison Krasniqi, Artil Isufi, Genis Mati, Lerat Peni, Diart Gashi, Ari Karaxhiu, Albin Rexhepi, Renat Berisha, Enis Morina, Paraart Zeqiri, Rinol Gashi, Deart Deliqi, Alban Aliu, Lirijan Mehmeti. Lojtarët që luajnë jashtë Kosovës: Dion Sheqiri, Donat Rexhepi, Edonis Paçarada, Denis Zenalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat