Anthony Goods përforcimi më i ri i Prishtinës! - Bota Sot
Anthony Goods përforcimi më i ri i Prishtinës!

Basketboll

Anthony Goods përforcimi më i ri i Prishtinës!

Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:38
Anthony Goods përforcimi më i ri i Prishtinës!

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina është përforcuar me amerikanin Anthony Goods. “Klubi ynë ka nënshkruar me fundorin amerikan me përvojë të madhe Anthony Goods.

Lojtari në fjalë ishte pjesë e G-League me Santa Cruz Warriors ku kishte mesatare prej 18 pikëve. Goods 191 centimetra i gjatë, ishte pjesë e Superligës izraelite për një kohë të gjatë në top ekipet vendase.

Pastaj karrierën e vazhdoj në Ukrainë, Itali, Poloni e pastaj në Francë ku së fundi ishte pjesë e ekipit Nancy me një mesatare prej 13 pikë për ndeshje.

Anthony Goods me një efikasitet të lartë dhe eksperiencë do të jetë ndihmesë e madhe për klubin”, njofton KB Sigal Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat