Përballje dramatike

Basketboll

Përballje dramatike

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:20
Përballje dramatike

Bashkimi ka fituar derbin e rivalëve të vjetër ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 69:70 (18:15, 19:10, 17:25, 15:20) në takimin e fundit për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja ka qenë dramatike dhe është vendosur në momentet e fundit, derisa atmosfera në “Minatori” ka qenë e jashtëzakonshme.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë 18:15, kurse edhe më bindës ishin në periodën e dytë që e fitojnë 19:10, duke shkuar në pushim me rezultat 37:25. Por, në periudhën e tretë mysafirët nga Prizreni rikthehen duke e fituar këtë pjesë 17:25, kurse në 10 minutat e fundit arrijnë të afrohen në rezultat dhe kalojnë në epërsi në minutën e fundit kur Musab Mala shënon tre pikësh për 69:70, rezultat me të cilin përfundoi kjo përballje shumë interesante.

Te Trepça u dalluan Dj Hanes me 24 pikë dhe Alante Fenner me 14 pikë dhe 13 kërcime, kurse te Bashkimi më i dalluari ishte Corey Ross me 26 pikë e dhjetë kërcime.

Trepça ka katër fitore dhe 13 humbje, kurse Bashkimi 12 fitore dhe gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat