Një fitore spektakolare për Toronton

Basketboll

Një fitore spektakolare për Toronton

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:02
Një fitore spektakolare për Toronton

Kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors kanë marrë një fitore spektakolare 140:111 përballë Washington Wizards, në “Scotiabank Arena”. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për kanadezët, që dominuan takimin në të 4 fraksionet, duke mos u dhënë as një shans miqve për të reaguar.

Një nga ndeshjet më emocionuese të mbrëmjes ishte ajo mes Indiana Pacers dhe Minnesotta Timberëolves, me vendasit që për pak panë t’u rrëshqiste fitorja nga duart, por ia dolën të fitojnë me vetëm dy pikë diferencë.

Indiana e nisi mirë ndeshjen dhe fitoi me 6 pikë diferencë fraksionin e parë, ndërsa loja u balancua totalisht në dy pjesët e tjera, që u mbyllën në barazim. Fraksioni final ishte emocionues, me miqtë që fituan me 4 pikë diferencë, por pa arritur të shmangin humbjen.

Memphis Grizzlies vijon me ecurinë fantastike, teksa mposhti me rezultatin 113-109 Cleveland Cavaliers dhe regjistroi fitoren e 7 radhazi, duke u ngjitur në zonbën Play Off të Konferencës së Perëndimit.

Në takimet e tjera, Miami Heat fitoi 108-115 në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder, Philadelphia 76ers mposhti Chicago Bulls me rezultatin 100-89, ndërsa Dallas Mavericks, i udhëhequr nga Doncic dhe Hardaway, triumfoi 120-112 përballë Portland Trail Blazers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat