Në mbështetje të Faikut

Basketboll

Në mbështetje të Faikut

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:51
Në mbështetje të Faikut

Faik Vuçitërna i ka dhënë shumë sportit në komunën tonë, në veçanti futbollit. Ai tash ka nevojë për ndihmë, që ta kalojë sfidën shëndetësore që e ka kapluar

Klubi i Basketbollit Rahoveci është përfshirë në fushatën për t'i dalë në ndihmë Faikut, duke vendosur edhe një kuti në dyqanin zyrtar, ndërsa luten të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për shërimin e tij.

Kutia do të qëndrojë për disa ditë në dyqan duke përfshirë edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë, që zhvillohet të enjten.

KB Rahoveci po ashtu do të ndajë një pjesë nga të hyrat, si nevojë urgjente për t'i qëndruar pranë Faikut në këtë fazë jo të mirë momentale që ai po e kalon, njofton KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat