Luka Doncic nuk beson se mund ta mposhtë LeBron Jamesin në votat e ‘All Star’

Basketboll

Luka Doncic nuk beson se mund ta mposhtë LeBron Jamesin në votat e ‘All Star’

Më: 18 janar 2020 Në ora: 23:40
Luka Doncic nuk beson se mund ta mposhtë LeBron Jamesin në votat e ‘All Star’

Luka Doncic ka dhënë disa komente lidhur me votimet për ‘All Star Game’.

Ylli slloven i cili ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Portland Trail Blazers, ka gjetur pak kohë edhe për diskutime rreth ‘All Star’.

Doncic është basketbollisti i dytë më i votuar aktualisht për ndeshjen e ardhshme të ‘All Star’. Para tij qëndron vetëm ‘Mbreti’ i ligës, LeBron James.

Me këtë situatë, Doncic nuk beson se mund ta tejkalojë fytyrën e NBA për numrin e votave, dhe të jetë kapiteni i ‘All Star’.

“Është ndryshe. Do të ishte diçka speciale, sigurisht” ka thënë Doncic, i pyetur për mundësinë që të marrë më shumë vota sesa LeBron,.

“Vetëm se nuk mendoj se mund të ndodh, sepse është LeBron, por, do të ishte diçka speciale” ishin fjalët e sllovenit.

Shumë tifozë të NBA besojnë se Luka, 20 vjeçari, do të jetë pasuesi i LeBron dhe fytyra e ardhshme e NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat