Peja fiton derbin e madh në një atmosferë elektrizuese 

Basketboll

Peja fiton derbin e madh në një atmosferë elektrizuese 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:51
Peja fiton derbin e madh në një atmosferë elektrizuese 

Atmosferë po, lojë e madhe po, emocione po në derbin më të madh të basketbollit në Kosovë, në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, e cila përfundoi me fitoren e pejanëve me rezultat 82:76 (22:7, 29:25, 19:27, 12:17).

Te pejanët shkëlqeu Dardan Berisha me 26 pikë, duke e mposhtur ish skuadrën e tij. Në radhët e Prishtinës u shqua Jordan Johnson me 26 pikë por që nuk kishin forcë që të ktheheshin me fitore nga palestra e sportit “Kararaçi” në Pejë.

Një ndeshje interesante, e cila deri në fund i mbajti në ankth tifozerinë. Peja bëri diferencën në çerekun e parë kur avancuan me 15 pikë (22:7). Pak kush e priste që Prishtina do të luajë aq dobët në këtë periudhë dhe nuk është hera e parë që i ngjan në dhjetë minutat e parë të shënon aq pak pikë, gjithsej 7, kjo i ndodhi edhe me 12 janar në Rahovec kur nuk shënoi me shumë se 4 pikë në dhjetëminutëshin e parë. 

E para, të shënosh 7 pikë në çerekun e parë është e çuditshme për bardhakaltrit, të cilët e kanë një ekip shumë të mirë. Pejanët duket se ishin në epërsi komode në dhjetë minutat e para, por me kalimin e kohës vinte duke u shkrirë ajo epërsi.

Në minutën e 20-të në semafor rezultati ishte në 51:32 në të mirët ë verdhezinjve. Në dy çerekët e fundit, pamë një Prishtinë më të mobilizuar, më energjike dhe një Pejë jo të fuqishme sikur në periudhën e parë të lojë. Në minutën e 30-të, ngushtohet diferenca në 11 pikë (70:59). Dhjetë minutat fundit, dramë në vete, në minutën e 38-të rezultati 78:73 për Pejën dhe që rriste gjithnjë e më shumë presionin në radhët e tyre. Peja triumfoi me rezultat 82:76 kundër rivalit të vjetër Sigal Prishtinës.

Peja Sigal Prishtina    82:76
Palestrat e Sportit 'Karagaçi' në Pejë.
Shikues. 2000.
Gjyqtarë: D. Mehmeti, D. Maxhuni dhe E. Uglari.
Peja: Martin, Berisha 26, Hajrizi 15, Johnson 10, Sirko 13, Armstead 4, Bojku, Kovaçi, Hajdari 5, Grapci, Jackson 8 dhe A. Berisha 1.
Sigal Prishtina: Johnson 26, Azemi 2, Rugova 8, Tmushiç 10, Alihoxhiq 6, Ismaili, Memeti, Jakupi, Goods 22, Janjeva dhe Polloshka 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat