E pabesueshme çfarë ndodhi pas ndeshjes mes Berishës dhe Azemit

Basketboll

E pabesueshme çfarë ndodhi pas ndeshjes mes Berishës dhe Azemit

Më: 19 janar 2020 Në ora: 21:08
Azemi dhe Berisha

Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën në derbin e xhiros së Superligë në platrën “Karagagji” me rezultatin 82:76.

Ndeshja ishte shumë interesante në çerekun e fundit ku Prishtina u afrua deri në tri pikë (76:73), por pa mundur të arrijë përmbysjen.

Kjo ishte fitorja e parë e Pejës këtë sezon ndaj Prishtinës.

Vlen të theksohet që atmosfera në palestrën e stërmbushur ishte fantastike.

Ky takim i bëri për herë të parë pas shumë kohës rival Dardan Berishën dhe Edmond Azemin, njëri tashmë për Pejën e tjetri si gjithmonë për Prishtinën.

Pas përfundimit të takimit, ata janë përqafuar, derisa Azemi është përshëndetur edhe nga lojtarët tjerë të pejanëve.

Një skenë që tregon se pas përleshjes fizike që patën sa ishin bashkë te Prishtina, Berisha dhe Azemi tashmë kanë përmirësuar raportet.

Ndryshe, ishte pikërisht ajo përplasje fizike që çoi deri te largimi i Berishës nga prishtinasit, pasi që pejani nuk pranoi as të kërkonte falje publike, siç bëri Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat