Lakers – Celtics: Davis kthehet sonte në parket - Bota Sot
Lakers – Celtics: Davis kthehet sonte në parket

Basketboll

Lakers – Celtics: Davis kthehet sonte në parket

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:03
Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers kanë marrë një lajm mjaft të mirë para ndeshjes me Boston Celtics.

Sonte në orët e hershme të mengjesit (sipas kohës sonë) do të luhet klasikja e NBA, Lakers – Celtics.

Lakers futen në këtë ndeshje me një formë të lartë, dhe synojnë të ‘shkelin’ edhe rivalin jetik nga Boston.

Para ndeshjes, Lakers kanë mësuar një lajm jashtëzakonisht të mirë, lidhur me yllin e skuadrës, Anthony Davis.

Miker Trudell, reporteri i Lakers, bën të ditur se Davis do të jetë i gatshëm për lojë sonte.

Anash LeBron James, AD ka qenë lojtari me rëndësin më të madhe te skuadra nga LA. Rikthimi i tij është ndihmë e madhe për ‘verdh e violat’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat