Kupa e Kosovës me sfida shumë interesante

Basketboll

Kupa e Kosovës me sfida shumë interesante

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Kjo është xhiroja e katërt dhe skuadrat fituese kualifikohen në Final 8 të Kupës, që do të mbahet nga 11 deri më 15 shkurt. 

Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Feronikelit që garon në Superligë dhe Dritës, që luan në Ligë të Parë. Fituesi i këtij dueli do të ballafaqohet në çerekfinale me Bashkimin. 

Ponte Prizreni do të përballet me Prishtinën e Re dhe fituesi i këtij ballafaqimi në çerekfinale do të takohet me Pejën. 

Trepça-Vushtrria është një tjetër sfidë me interes, ku fituesi i këtij çifti do të takohet me Rahovecin, që për herë të dytë radhazi është organizator i Final 8. 

Golden Eagle Ylli-Megasport është përballja e fundit në xhiron e katërt. 

Fituesi në çerekfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, që është fituese aktuale e Kupës. 

Xhiro 4 

E mërkurë 

16:00 Feronikeli - Drita 

17:00 Ponte Prizreni - Prishtina e RE 

18:00 Trepça - Vushtrria 

19:00 Golden Eagle Ylli - Megasport

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat