Dikur shkëlqente në krah të LeBron James, tani trondit Amerikën me videon shqetësuese

Basketboll

Dikur shkëlqente në krah të LeBron James, tani trondit Amerikën me videon shqetësuese

Më: 22 janar 2020 Në ora: 00:28
Delonte West

Ish-ylli i NBA-së, shok skuadre i LeBron James në Cleveland, është protagonist i disa videove që kanë filluar të qarkullojnë në internet në orët e fundit.

Në të parën shihet duke u rrahur nga një burrë mes të autostradës, ndërsa në të dytën shfaqet në pranga dhe i ulur në një trotuar, teksa shpreh zemërimin e tij në mënyrë të paqartë. West, 36 vjeç, vuan nga një shqetësim bipolar, sëmundje maniako-depresive.

"Më vjen keq ta shikoj kështu, - ka shkruar në Instagram Jameer Nelson, me të cilin West ka luajtur në koleg. - Ajo që mund të bëjmë për të në këtë moment është të lutemi dhe të shpresojmë që të kërkojë ndihmën për të cilën ka nevojë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat