Leonardi e fiton duelin kundër Doncicit

Basketboll

Leonardi e fiton duelin kundër Doncicit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Kawhi Leonardi i shënoi 36 pikë dhe i bëri 11 kërcime, duke i ndihmuar kështu skuadrës së tij, Los Angeles Clippers, t’i mposhtë Dallas Mavericksat me rezultat 110:107 në ndeshjen e vetme të NBA të martën.

Për herë të gjashtë radhazi, Kawhi Leonardi e arriti dhe e kaloi shifrën prej 30 pikëve të shënuara. Landry Shame i shtoi 18 pikë, ndërsa Lou Williams kontribuoi me 16 të tjera për Clippersat. Motrezl Harrel i shënoi të gjitha 12 pikët e tij gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Në anën tjetër, Luka Doncic ishte më i miri të Mavericksat me 36 pikë, dhjetë kërcime dhe nëntë asiste. Tim Hardaway Jr i shënoi 13 pikë, ndërsa ish-basketbollisti i Clippers, Boban Marjanovic, i shënoi 12 pikë. Përkundër këtyre pikëve, Mavericksat s’arritën ta vazhdojnë ecurinë prej katër fitoreve radhazi.

Kristaps Porzingis, i cili u kthye pasi mungoi në dhjetë ndeshje shkaku i një lëndimi në gjurin e djathtë, e mbylli ndeshjet me dhjetë pikë dhe ishte vetëm 24 për qind i saktë në gjuajtjet e tij nga fusha.

Megjithatë, Macericksat e pësuan një goditje të madhe kur Dëight Powell i rrëzua me një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë, kur kishin mbetur edhe gati 3 minuta lojë në çerekun e parë. Powell, i cili s’u kthye dot më në lojë, u shtri në dysheme, kur po bëhej gati për të gjuajtur afër vijës së trepikëshit.

Paul George i Clippersave mundoi në ndeshjen e gjashtë radhazi shkaku i lëndimit muskulor në këmbën e majtë. Ndërsa, Patrick Beverley nuk luajti në pjesën e dytë të ndeshjes sepse pati probleme në ijë. Ai kontribuoi me nëntë pikë nga tre tentimet për trepikësh në 15 minuta lojë.

Clippers kishin qenë në epërsi për 14 pikë në çerekun e tretë, mirëpo Mavericksat ishin kthyer dhe e kishin ngushtuar deficitin në 76:74 me trepikëshin e Hardaway, kur kishin mbetur edhe 7 minuta dhe 8 sekonda lojë në çerekun e tretë. Megjithatë, forma e mirë e Clippers pas kësaj bëri që ata të dalin sërish në epërsi me numër dyshifror.

Dallas e mbylli deficitin në 108:105 afër fundit, mirëpo Hardaway e humbi trepikëshin vendimtar, kur kishin mbetur edhe 16.1 sekonda lojë. Doncic e humbi të parën nga dy gjuajtjet e tij të lira me 7.4 sekonda lojë të mbetura, ndërsa Leonardi kërceu dhe e mori topin dhe u tregua i saktë në gjuajtjet e tij të lirë, gjashtë sekonda para fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat