Rrahje masive e lojtarëve, disa morën edhe karriget

Basketboll

Rrahje masive e lojtarëve, disa morën edhe karriget

Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:02
Rrahje masive e lojtarëve, disa morën edhe karriget

Të martën në mbrëmje ka ndodhur një përleshje e madhe në histori të basketbollit të kolegjeve, pas përballjes Kansas dhe Kansas State në Phog Allen Fieldhouse.

Gjithçka nisi në sekondat e fundit të takimit, kur rezultati ishte vulosur. DaJuan Gordon po shkonte drejt koshit për të shënuar kur Silvio De Sousa i bëri bllok dhe i qëndroi sipër në shenjë sfide.

Aty nisën të shtyrat mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që shumë shpejt u shndërruan në grushte. Pati edhe lojtarë që morën karrige për të goditur kundërshtarët.

Ndeshja u fitua nga Kansas kundër Kansas State me 81:59.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat