Dushku: Nuk është e vertëtë që është shkarkuar Faton Kurshumlija

Basketboll

Dushku: Nuk është e vertëtë që është shkarkuar Faton Kurshumlija

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:29
Elvira Dushku

Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi për shkarkimin e komisarit të garave, Faton Kurshumlija.

Mirëpo një gjë të tillë e ka hedhur poshtë, sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Ajo në një prononcim të shkurtër është shprehur se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet dhe gjithashtu një gjë e tillë as nuk pritet të ndodh në të ardhmen.

“Nuk është e vërtetë që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka shkarkuar Faton Kurshumlin”, i ka thënë shkurtimisht KosovaPressit, Dushku në telefon.

Kujtojmë që në FBK, këtë vit pritet të mbahet kuvendi zgjedhor, ku pritet të zgjedhën kryesia e cila do të udhëheq edhe për katër vite tjera këtë Federatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat