Këngëtari i njohur kosovar, Ledri Vula, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.
Vula, që dikur ishte ish-basketbollist i RTV21 dhe nënkryetar te klubi i basketbollit Sigal Prishtina, ka shkruar se Bryant ishte inspirimi i tij gjatë fëmijërisë.
“Prehu në paqe Kobe, jam zgjuar nga ti në fëmijëri dhe më vonë. Ndjej se i humba të gjithë ato netë të fëmijërisë”, ka shkruar ai.
Bryant ndërroi jetë në mëngjesin e së dielës pas një aksidenti tragjik me helikopter në Kalifornia të SHBA-së.
Bryant është ish-basketbollisti i NBA-së që e ka kaluar karrierën e tij 20-vjeçare me ekipin e Los Angeles Lakers.
Ai është i katërti në listën e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve të NBA-së. Në NBA ai ka fituar pesë tituj të kampionit.
Bryant është lindur më 23 gusht 1978 në Filadelfia të SHBA-së, derisa pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë.