Mësohen të gjitha viktimat që vdiqën bashkë me Kobe Bryant

Basketboll

Mësohen të gjitha viktimat që vdiqën bashkë me Kobe Bryant

Më: 26 janar 2020 Në ora: 22:33
Kobe Bryant dhe Giannas

(E plotësuar) - Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj, dhe piloti.

Kështu është bërë e ditur nga një zyrtar i Calabasasit, qyteti ku ndodhi aksidenti, për “NBC”.

Sipas TMZ, Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter, së bashku me katër persona të tjerë që ishin në bord.

Ende është nën hetime shkaku i aksidentit.

Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së.

Kobe sapo i kishte mbushur 41 vjet.

Lajmi i fundit: Bashkë me Kobe Bryant vdiq edhe vajza e tij 13-vjeçare

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, u raportua se ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit. Bashkë me të ka qenë edhe një nga katër vajzat e tij. Siç raportojnë media në SHBA, ajo ishte 13 vjeçare.

Mediumi amerikan, TMZ, që raportoi i para për vdekjen e yllit amerikan, raporton se një nga pesë viktimat që gjendeshin në bord, ishte edhe vajza e Kobe Byrant, Gianna Maria.

Dyzetenjë vjecari, i cili ishte një nga më të mirët në historinë e basketbollit, ishte baba i katër vajzave.

Tashmë lajmi për vdekjen e tij është raportuar nga të gjitha mediat botërore.

Autoritetet në Los Angeles kanë konfirmuar se në helikopter gjendeshin pesë persona dhe se të gjithë kanë vdekur, mirëpo nuk kanë konfirmuar asnjë emër të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat