Mesazh i fuqishëm nga Jordan pas vdekjes së Kobe Bryant

Basketboll

Mesazh i fuqishëm nga Jordan pas vdekjes së Kobe Bryant

Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:48
Michael Jordan dhe Kobe Bryant

Michael Jordan është shumë i pikëlluar pas vdekjes së Kobe Bryant.

Michael Jordan ka publikuar mesazhin e tij pas vdekjes së Kobe Bryant në një aksident me helikopter.

Jordan është shprehur shumë i prekur dhe emocionuar pas vdekjes së Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.

“Jam në gjendje shoku pas lajmit tragjik për vdekjen e Kobe dhe Gianna”, ka thënë Jordan në një komunikatë zyrtare.

“Nuk ekzistojnë fjalë për ta përshkruar dhimbjen që ndjej në këto komente. E kam dashur Koben, për mua ishte si një vëlla i vogël. Kemi biseduar shpesh, do të më mungojnë ato biseda me të. E dashuronte shumë garimin, një prej më të mëdhenjve që ka luajtur basketboll dhe një fuqi kreative në fushë”, shtoi ai.

“Por, Kobe ishte edhe baba i mrekullueshëm që e dashuronte pa fund familjen e tij, krenar edhe me vajzën e tij që ishte e dashuruar në basketbollin. Yvette (gruaja) është me mua duke shprehur ngushllimët e sinqerta për Vanessan, Lakers, të gjithë tifozëve të Lakers anembanë botës”, përfundoi Jordan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat