Dy ekipet e futbollit me të cilat ishte tifoz Kobe Bryant

Basketboll

Dy ekipet e futbollit me të cilat ishte tifoz Kobe Bryant

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:57
Kobe Bryant dhe Andres Iniesta

Kobe Bryant së bashku me basketbollin ishte tifoz i flaktë i futbollit.

Kobe Bryant ishte një prej basketbollistëve më të mirë në histori. Mirëpo, legjenda e ndjerë e Los Angeles Lakers ishte edhe tifoz i madh i futbollit.

Ai gjatë një interviste për “ESPN” kishte bërë të ditur se është tifoz i dy skuadrave të mëdha të futbollit.

“E dua Milanin dhe Barcelonën”, kishte deklaruar Bryant.

“Nëse më prisni duart, do të shihni katër ngjyra, ngjyrat e Barcelonës dhe Milanit”, shtoi ai.

Image

 

Në nivelin ndërkombëtar, nuk ekzistonte asnjë lloj ndarje.

Bryant kishte thënë se mbështet vetëm ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat