Publikohet audio-biseda e fundit para përplasjes së helikopterit të Kobe Bryant

Basketboll

Publikohet audio-biseda e fundit para përplasjes së helikopterit të Kobe Bryant

Më: 27 janar 2020 Në ora: 17:49
Publikohet audio-biseda

Bota po vajton për Kobe Bryant, njërin nga legjendat më të mëdha të basketbollit botëror.

Los Anxhelos është mbështjellur në 'të zeza' dhe policia po heton të gjitha detajet e rrëzimit të helikopterit.

Tani mediat amerikane kanë publikuar një audio-bisedë të pilotit dhe kullës së kontrollit ajror derisa kur humbi komunikimi.

Kulla e kontrollit paralajmëroi pilotin se po udhëtonin shumë ulët.

Ky mund të jetë shkak i mundshëm i rrëzimit të helikopterit, derisa shumë e përmendin edhe mjegullën e rëndë që ishte në Los Anxhelos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat