Publikohen fotografitë e tmerrshme nga vendi i ngjarjes ku vdiq Kobe Bryant

Basketboll

Publikohen fotografitë e tmerrshme nga vendi i ngjarjes ku vdiq Kobe Bryant

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri.

Tre trupa janë nxjerrë nga helikopteri i shkatërruar ku humbi jetën Kobe Bryant derisa janë publikuar fotografitë e para nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal.

Deri më tani trupat nuk janë identifikuar kurse autoritetet kanë thënë për “Los Angeles Times” se procesi mund të zgjasë për disa ditë.

Fotografitë nga vendi i aksidentit shfaqin helikopterin e shkatërruar dhe tymin e madh në qiell nga zjarri.

Bryant, 41 vjeç, vajza e tij Gianna 13 ishin duke shkuar në akademinë e legjendës së NBA në Thousans Oaks, California të dielën në mëngjes kur helikopteri u rrëzua.

Ata kanë humbur jetën së bashku me trajnerin e bejsbollit, John Altobelli, gruan e tij, Keri dhe vajzat, Alyssa, Christina Mauser, trajneren e Mamba Sports Academy, shoqërueset Sarah, Payton Chester, dhe Zoboyan.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat