Piloti i helikopterit të Bryant ishte ngjitur për t’iu shmangur reve, para aksidentit

Basketboll

Piloti i helikopterit të Bryant ishte ngjitur për t’iu shmangur reve, para aksidentit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:37
Kobe Bryant

Piloti i helikopterit që u rrëzua afër Los Angelesit, që i la të vdekur legjendën e basketbollit Kobe Bryant dhe tetë personat e tjerë në të, u kishte thënë kontrolluese të trafikut ajror, në mesazhin e tij të fundit radiofonik, se po ngjitej më lart për t’iu shmangur një shtrese të reve, para se të rrëzohej 305 metra poshtë në një kodër. Këtë lajm e ka bërë të ditur një hetuese e këtij aksidenti.

Radari sugjeroi se helikopteri e kishte arritur lartësinë prej 701 metrave të dielën në mëngjes, para se të rrëzohej. Rrënojat e helikopterit u gjetën në lartësinë prej 331 metrave, sipas Jennifer Homendy nga Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB), transmeton Gazeta Express..labasas për të grumbulluar dëshmi.

Disa ekspertë sugjeruan se piloti mund të jetë hutuar shkaku i mjegullës, mirë Homendy ka thënë se ekipet hetuese do të kërkonin gjithçka për ta gjetur shkakun: nga historia e pilotit deri te motorët e helikopterit.

“Piloti u kishte kërkuar kontrolluesve të trafikut ajror t’i ofrohej ndjekje përmes ndihmës së radarit para se ta fillonte ngjitjen, mirëpo atij i ishte thënë se aeroplani ishte shumë ulët për ta marrë këtë ndihmë”, ka thënë Homendy.

“Pas rreth katër minutave, piloti tregoi se ata ishin duke u ngjitur për t’iu shmangur një shtrese resh. Kur kontrolluesit e trafikut ajror e pyetën se çfarë po planifikonte të bënte, nuk morën përgjigje. Të dhënat nga aradari sugjerojnë se helikopteri u ngjit në 701 metra lartësi dhe pastaj filloi të kthehej në të majtë. Kontakti i fundit me radar ishte rreth orën 9:45”.

Dy minuta më vonë, dikush përreth asaj zone e kishte telefonuar policinë për ta raportuar helikopterin e rrëzuar.

Shumë ekspertë e kanë vënë në dyshim nëse helikopteri duhej edhe të ishte nisur, pasi që kishte shumë mjegull atë ditë, aq sa vetë departamenti i policisë kishte vendosur të mos kishte kontrollime me helikopterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat