Zbulohet “skandali” në mesazhet e ngushëllimit pas vdekjes

Basketboll

Zbulohet “skandali” në mesazhet e ngushëllimit pas vdekjes

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:17
Zbulohet “skandali” në mesazhet e ngushëllimit pas vdekjes

Në rrjetet sociale, bota e sportit dhe jo vetëm ka kujtuar legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, që ndërroi jetë tragjikisht këtë të diel.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare vdiqën pas aksidentit me helikopter në dalje të Los Anxhelosit. Sportistë të shumtë në rrjetet sociale kanë postuar mesazhet e tyre ku kanë kujtuar Kobe Bryantin dhe kanë ngushëlluar familjen e 41-vjeçarit.

Por, adhuruesit e sportit kanë mbetur të shokuar kur kanë kuptuar se mesazhet e superyllit të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe ish-futbollistit të njohur portugez, Figo, janë identike.

Kjo do të thotë se nuk ka qenë vetë Ronaldo ai që i ka shkruar ato fjalë, por dikush tjetër që menaxhon llogarinë e tij.

Kjo pasi siç mësohet, personi i njëjtë mban llogaritë e të dyve në rrjetet sociale andaj ka postuar mesazhin e njëjtë në të dy llogaritë.

“Shumë i pikëlluar kur dëgjova lajmin e tmerrshëm për vdekjen e Kobes dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte një legjendë e vërtetë dhe një inspirim për shumë njerëz. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e tij si dhe familjet e të gjithëve që kanë humbur jetën në aksident. Prehu në paqe legjendë”, ishte mesazhi i postuar në llogarinë zyrtare të Ronaldos në ‘Twitter’.

Por, identik ishte edhe mesazhi i publikuar nga Figo, vetëm tri orë më pas, ku dallimi i vetëm ishte fotografia e përzgjedhur.

“‘Copy dhe paste, ndjenja të rreme'”, ka shkruar një tifoz.

Derisa një tjetër ka shkruar: “Kjo është përtej mos respektit. Nëse nuk keni ndjerë mjaftueshëm për Koben për të harxhuar 30 sekonda të kohës tuaj për të shkruar diçka të mirë dhe të sinqertë, më mirë mos shkruani fare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat