Helikopteri i Kobe Bryant nuk kishte kuti të zezë, rriten të panjohurat rreth fluturimit fatal

Basketboll

Helikopteri i Kobe Bryant nuk kishte kuti të zezë, rriten të panjohurat rreth fluturimit fatal

Më: 29 janar 2020 Në ora: 07:20
Kobe Bryant

Autoritetet amerikane po vazhdojnë të hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik që i mori jetën basketbollistit legjendar, Kobe Bryant me vajzën e tij dhe shtatë personave tjerë që ishin pjesë e bordit në hekilopterin që u përplas me një kodër ditën e diel.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), është organizata që ndodhet në krye të kësaj çështje, dhe së fundi ka zbuluar se helikopteri nuk ishte i pajisur me një kuti të zezë që do të mund të regjistronte atë që ka ndodhur brenda. Megjithatë, ata theksuan se ky model nuk kërkonte që një gjë e tillë të ishte e detyrueshme.

Deri më tani, mjegulla po konsiderohet si arsyeja kryesore që çoi në këtë aksident, dhe NTSB po i kërkon publikut të dërgojnë fotografi për të ditur se si ishte moti në ato vende ditën e diel.

Përveç kësaj, organizata me qendër në Uashington raporti se gjeti një iPad në bordin e helikopterit i cili përmbante informacione rreth itinerarit të fluturimit dhe kushteve të motit, midis të dhënave tjera që do të analizohen me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat