Pesë gjëra që duhet t’i dini për gruan e Kobe Bryant

Basketboll

Pesë gjëra që duhet t’i dini për gruan e Kobe Bryant

Më: 29 janar 2020 Në ora: 13:09
Bryant me të shoqen

Vanessa Bryant ishte vetëm 37-vjeçare kur e humbi tragjikisht bashkëshortin e saj, Kobe Bryant, dhe vajzën e tyre 13-vjeçare në një aksident fatal me helikopter, më 26 janar të vitit 2020.

Pesë-herë kampioni i NBA, Kobe Bryant, vdiq të dielën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte. Ai po udhëtonte me vajzën e tij dhe disa shokë, përkundër mjegullës që e kishte kapluar atë pjesë të Los Angelesit.

Bashkëshortja e Kobet nuk ishte në këtë helikopter, pasi që ata të dy edhe ishin marrë vesh kohë më parë të mos udhëtonin kurrë me të njëjtin helikopter në rast të ndonjë aksidenti.

Pas kësaj ngjarjeje që e ka prekur botën e sportit, TMZ Sports i ka listuar pesë gjëra që ju mund të dëshironi t’i dini për Vanessan:

1. Përkundër famës së bashkëshortit të saj, Vanessa jeton në mënyrë mjaft private. Ajo i ka 1.9 milion ndjekës në Instagram, mirëpo llogaria e saj është private.

2. Kobe dhe Vanessa u martuan në vitin 2001. Ish-basketbollisti i NBA e kishte takuar Vanessan në vitin 1999. Ai ishte 21-vjeçar në atë kohë, ndërsa ajo ishte 17-vjeçare. Kobe i propozoi asaj martesë gjashtë muaj pasi u takuan dhe ata nuk nënshkruan marrëveshje për ndarjen e pasurisë.

3. Martesa e tyre i mbijetoi akuzës për përdhunim. Kobe u akuzua se e përdhunoi një punëtore 19-vjeçare të një hoteli në vitin 2004. Megjithatë, ai tha se vajza kishte pranuar të ketë marrëdhënie me të dhe kërkoi falje që e tradhtoi gruan e tij. Në shtator të vitit 2004 u ngritën akuza për përdhunim ndaj tij, mirëpo rasti u tërhoq tre javë më vonë, pasi që vajza nuk dëshironte të ecte tutje me padinë e saj.

4. Vanessa i kishte kërkuar divorc Kobet në vitin 2011. Ajo kishte thënë se mes tyre kishte dallime të pandreqshme dhe se kjo ishte arsyeja për ndarjen, mirëpo ën vitin 2013 çifti bëri të ditur se s’do të ndaheshin dhe do të qëndronin të martuar deri në vdekje.

5. Ajo dhe Kobe i kanë katër fëmijë bashkë dhe të katërtat janë vajza. Natalia Diamante u lind në janar të vitit 2002, Gianna Maria Onore (që ishte në helikopter me Koben) në maj të vitit 2006, Bianka Bella në dhjetor të vitit 2016 dhe Capri në qershor të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat