Raptors arrijnë fitoren e 15-të radhazi, Lakers mposhtin Suns

Basketboll

Raptors arrijnë fitoren e 15-të radhazi, Lakers mposhtin Suns

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Pascal Siakam i shënoi 34 pikë – 14 në çerekun e katërt – dhe Toronto Raptors e arritën fitoren e 15-të radhazi të hënën në NBA falë fitores me rezultat 137:126 kundër mysafirit Minnesota Timberwolves.

Kyle Lowry i shtoi 27 pikë dhe 11 asiste, përderisa OG Anunoby theu rekord personal në karrierën e vet me 25 pikët dhe 12 kërcimet e tij. Këto paraqitje ndihmuan që Raptors t’i shënojë 16 fitore radhazi në shtëpi kundër Timberwolves,

D’Angelo Russell, që e luajti ndeshjen e tij të parë për Minnesotan pasi u shkëmbye nga Golden State Warriors, i shënoi 22 pikë. Karl-Anthony Towns i regjistroi 23 pikë dhe 10 kërcime. Timberwolves, që i shtuan tetë lojtarë të rinj në tre shkëmbimet e javës së kaluar, i kishte humbur 13 ndeshje radhazi, para se t’i mposhte Los Angeles Clippers të shtunën.

Los Angeles Lakers 125 – Phoenix Suns 100

Anthony Davis i regjistroi 25 pikë dhe dhjetë kërcime, përderisa Rajon Rondo theu rekordin personal për këtë sezon me 23 pikët e tij, duke ia dhënë kështu fitores Lakers në shtëpi kundër Suns, që po luanin pa Deandre Ayton.

LeBron James ndihmoi me 17 pikë, nëntë asiste dhe tetë kërcime, megjithatë ai e humbi topin tetë herë, më së shumti nga të dyja skuadrat. Dwight Howard kontribuoi me 14 pikë për Lakers, që i kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit.

Mikal Bridges i kishte 18 pikë dhe gjashtë kërcime për Suns, që humbën për herë të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit. Ayton, i cili ndihmon me mesatarisht 18.7 pikë dhe 12 kërcime për ndeshje, mungoi për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës së majtë.

Rezultat e tjera:

Milwaukee Bucks 123 – Sacramento Kings 111
Utah Jazz 123 – Dallas Mavericks 119
Denver Nuggets 127 – San Antonio Spurs 120
Brooklyn Nets 106 – Indiana Pacers 105
Miami Heat 113 – Golden State Warriors 101
Orlando Magic 135 – Atlanta Hawks 126
Charlotte Hornets 87 – Detroit Pistons 76

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat