Vëllaznimi në finale

Basketboll

Vëllaznimi në finale

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:07
Vëllaznimi në finale

Vëllaznimi ka mundur Istogun me rezultat 77:54 (24:8, 12:15, 23:11, 18:20), në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës së Parë.

Skuadra kuqezi e nisi ndeshjen për mrekulli, duke e fituar çerekun e parë 24:8. Perioda e dytë ishte më e barabartë, që përfundoi 12:15, derisa skuadrat shkun në pushim me rezultat 36:23. Vëllaznimi u rikthye sërish në periudhën e tretë, duke e fituar 23:11, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 59:34. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndryshime (18:20) dhe Vëllaznimi triumfoi në fund 77:54.

Te skuadra nga Gjakova u dalluan Rron Koshi me 22 pikë dhe Terric Philips me 21 pikë e 12 kërcime, kurse te Istogu më i dalluari ishte Diamant Shabani me 19 pikë e shtatë kërcime.

Vëllaznimi në finale që do të zhvillohet të enjten do të takohet me fituesin e përballjes AS Prishtina-Drita.

Të gjitha ndeshjet e Kupës mbahen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat