Peja kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Peja kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 18:34
Peja kualifikohet në gjysmëfinale

Peja e ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 97:86 (19:13, 33:21, 25:24, 20:28) në ndeshjen e parë çerekfinale në Oso Termosistem Final 8.

Peja e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti që të fitojë çerekun e parë me rezultat 19:13. Pejanët ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 33:21, për të shkuar në pushim me rezultat 52:34. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e tretë (25:24), ku të dy skuadrat ishin të barabarta në fushë. Pejanët ruajtën epërsinë e krijuar, derisa Ponte nuk arrinte të shkrinte epërsinë e Verdhezinjëve. Epërsia më e madhe e Pejës ishte 22 pikë, 69:47. Drama ndodhi në periodën e fundit. Prizreni rikthehet fuqishëm dhe arrin të afrojë rezultatin në 87:83. Në fund Peja ishte më e vëmendshme dhe triumfoi me rezultat 97:86.

Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 26 pikë e 18 kërcime dhe Nigel Johnson me 26 pikë, kurse te Ponte Prizreni më të mirët në parket ishin Andre Ëolford me 19 pikë e 11 kërcime dhe Urim Zenelaj me 14 pikë e 11 kërcime.

Peja në gjysmëfinale ndeshet me fituesin e ndeshjes Rahoveci-Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat