Përfundon pjesa e parë e takimit Rahoveci – Trepça

Basketboll

Përfundon pjesa e parë e takimit Rahoveci – Trepça

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 20:14
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Rahoveci – Trepça, që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra mysafire, Trepça ka shkuar në pushim me avantazh prej 8 pikëve ndaj Rahovecit.

Pjesa e parë e këtij dueli u mbyll me rezultatin 37-45, në të mirë të Trepçës.

Një atmosferë e jashtëzakonshme po zhvillohet në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë deri më tani në këtë duel – pasi kishte një fërkim mes tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat