AS Prishtina në finale

Basketboll

AS Prishtina në finale

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 16:00
AS Prishtina në finale

AS Prishtina është kualifikuar në finale të Kupës në Ligën e Parë, pasi ka mundur Dritën me rezultat 96:71 (23:15, 16:7, 24:28, 33:21).

AS Prishtina e ka nisur ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 15:7, derisa me lojë të mirë ka vazhduar edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 16:7. Në periodën e tretë loja ishte më e barabartë, madje gjilanasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 24:28.

Sidoqoftë, AS Prishtina u tregua më e mirë në 10 minutat e fundit (33:21), për të fituar në fund 96:71.
Kreshnik Muqolli me 19 pikë dhe Don Polloshka me 18 ishin më të mirët te AS Prishtina, kurse te Drita u dalluan Laurant Ibrahimi me 20 pikë dhe Qëndrim Demi me 18.

AS Prishtina në finale do të ndeshet me Vëllaznim, sfidë që do të zhvillohet të enjten nga ora 14:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, aty ku zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat