Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë

Basketboll

Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:48
Christos Marmarinos

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të premten nga ora 14:00 në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos.

Gjithashtu në këtë konferencë do të publikohet lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.

Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.  

Në konferencë do të flasin edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat