Biletat 3 deri në 10 euro

Basketboll

Biletat 3 deri në 10 euro

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 15:22
Biletat 3 deri në 10 euro

Këshilli organizativ i FINAL 8 ka pranuar kërkesa të shumta për bileta nga dyja klubet finaliste të këtij edicioni, Peja dhe Ylli.

Dhe për këtë shkak është zhvilluar edhe një takim me përfaqësuesit e FBK-së dhe me ata të Policisë së Kosovës, ndërsa është vendosur që skuadrave pjesëmarrëse t'u ndahen propocionalisht biletat.

Me këtë rast 35% të biletave, pra një pjesë e perëndimit dhe tribuna jugore do t’i takojnë Pejës ndërsa 35 % një pjesë e perëndimit dhe tribuna veriore do t’i takojnë Yllit, derisa 30 %, pra tribuna e lindjes organizatorit, në këtë rast Rahovecit.

Biletat e skuadrave finaliste do të shiten në qytetet e tyre në këtë rast Pejë dhe Suharekë, ndërsa biletat e tribunës lindore do të shiten në Rahovec në dyqanin zyrtar dhe ato pritet të dalin në shitje gjatë ditës.

Çmimi i biletës për dy ndeshjet finale atë të femrave dhe meshkujve është 3 euro, kurse bileta VIP 10 euro, njofton faqja e klubit basketbollit Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat