Mabetex Prishtina në emocione, Bashkimi në ethe - Bota Sot
Mabetex Prishtina në emocione, Bashkimi në ethe

Basketboll

Mabetex Prishtina në emocione, Bashkimi në ethe

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 10:54
Mabetex Prishtina në emocione, Bashkimi në ethe

Bashkimi-Mabetex Prishtina është finalja në konkurrencën e femrave, që zhvillohet sonte në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec nga ora 17:30.

Dy skuadrat më të mira për momentin në basketbollin e femrave në Kosovë do të luajnë për trofeun e çmuar të Kupës dhe do të japin maksimumin në finale për t’ia arritur qëllimit.

Trajneri i Bashkimit, Furkan Saglik, ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje për skuadrën prizrenase. “Jemi përgatitur teknikisht dhe taktikisht për këtë ndeshje. Prishtina ka marrë një lojtare qendre, që nuk e kemi parë në Kosovë. Ndoshta kjo është një përparësi për skuadrën prishtinase, por unë besoj në lojtaret e mia se do të luajnë ashtu siç duhet. Ne do të luftojmë dhe do të ju tregojmë të gjithëve si të luftohet në fushë, kuptohet në bazë të rregullave të basketbollit dhe ato sportive”, ka thënë Saglik për faqen zyrtare të FBK-së.

Trajneri i Mabetex Prishtinës, Fidan Shatri, theksoi se janë përgatitur maksimalisht për këtë finale. “Fillimisht dua të përgëzoj organizatorin dhe qytetin e Rahovecit për këtë organizim të Final 8, pasi që është kënaqësi të luash në këtë qytet që po i jep hijeshi basketbollit në përgjithësi. Jemi përgatitur për këtë finale maksimalisht ku do të jetë një ndeshje e fortë, vajzat e dinë rëndësinë e ndeshjes, pasi që shumica prej tyre tash e sa kohë janë pjesë të finaleve.

Kemi punuar në vazhdimësi, sepse tashmë jemi të fokusuar në Ligën vendore dhe jemi gati për sfidat e radhës. Gjatë viteve të fundit kemi treguar karakter në ndeshjet vendimtare. Besoj që edhe në këtë ndeshje do të tregojmë të njëjtën gjë, pasi që synimet tona dihen, se pari mbrojtja e Kupës për të katërtin vit dhe pas Kupës, ndeshje pas ndeshje deri te titulli kampion”, u shpreh Shatri për faqen zyrtare të FBK-së.

Bashkimi nga viti 1998 ka fituar katër herë Kupën, kurse Prishtina (ish-Universiteti) 11 herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat