Bashkimi la pa fjalë Prishtinën, fiton Kupën e Kosovës

Basketboll

Bashkimi la pa fjalë Prishtinën, fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 19:12
Bashkimi la pa fjalë Prishtinën, fiton Kupën e Kosovës

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në finale të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur me rezultat  84:66 (14:18, 26:18, 21:15, 23:15) Mabetex Prishtinën, në sfidën që u zhvillua në palestrën e sportit "Mizahir Isma" në Rahovec. 

Përderisa në çerekun e parë bardhekaltrat ishin më të mira dhe avancuan edhe me 14:18, gjithçka ndryshoi në çerekun e dytë dhe të tretë kur prizrenaset luajtën më mirë dhe krijuan epërsi të mjaftueshme, për mos t’ju rrezikuar fitorja. 

Prizrenaset triumfuan me rezultat 84:66.

Basketbollistet  Khadija Brown me 27 pikë ka qenë më e mira te Bashkimit, e ndihmuar nga Saranda Daci me 22, ndërsa te Prishtina u dallua Enxhi Xhanaj me 16 pikë, e ndihmuar nga Irma Konjusha me 15 e Ermelinda Shatri me 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat