DeMarcus Cousins po kthehet më herët sesa është pritur – ‘dridhen’ kundërshtarët e Lakers - Bota Sot
DeMarcus Cousins po kthehet më herët sesa është pritur – ‘dridhen’ kundërshtarët e Lakers

Basketboll

DeMarcus Cousins po kthehet më herët sesa është pritur – ‘dridhen’ kundërshtarët e Lakers

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 09:15
DeMarcus Cousins

DeMarcus Cousins po ecën më mirë sesa është menduar me procesin e rikuperimit.

Qendra e Los Angeles Lakers nuk pati mundësinë të luante asnjë ndeshje me fanellën e Lakers, pasi u lëndua qysh në fazën parasezonale.

Thuhej se lojtari nuk do të kthehej këtë sezon, por situata duket se tashmë ka ndryshuar për mirë.

‘HoopCentral’ raporton se Cousins është në rrugë të mirë për t’u kthyer në parket, para fazës së ‘Play Off’.

Kjo do të thotë se në ‘Play Off’ Lakers mund të paraqiten me treshen LeBron – Davis – Cousins.

Lajmi nuk është aspak i mirë për kundërshtarët e ‘verdheviola’ pasi dihet se sa dominues janë Cousins dhe Davis së bashku në trapez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat