Ky tifoz bëri një “çmenduri” pasi Peja fitoi mbrëmë Kupën e Kosovës

Basketboll

Ky tifoz bëri një “çmenduri” pasi Peja fitoi mbrëmë Kupën e Kosovës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:47
Ky tifoz bëri një “çmenduri”

Peja dje ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pasi mposhti në finale ekipin e Yllit nga Suhareka.

Në Rahovec, ku ishte organizuar ‘Final 8’, prezent ishin shumë tifozë nga dy skuadrat.

E pas ndeshjes, një tifozë i Pejës bëri dicka të çmendur.

Ai kërceu nga tribuna ku ishin të vendosur tifozët pejan për ta përqafuar trofeun e fituar.

“Kika Kapeshnica të urojmë shërim sa më të shpejtë, faleminderit ty dhe Shqiponjave”, ka shkruar KB Peja në Facebook.

Tifozi në fjalë ka thyer këmbën pas këtij kërcimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat