Drilon Hajrizi shprehet optimist para ndeshjeve kualifikuese të Kosovës

Basketboll

Drilon Hajrizi shprehet optimist para ndeshjeve kualifikuese të Kosovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:48
Drilon Hajrizi

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot është grumbulluar dhe kanë zhvilluar stërvitjet e para me trajnerin e ri, Christos Marmarinos

Ashtu siç ishte paraparë, përgatitjet filluan të hënën nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, derisa ndeshja e parë e Kosovës është ndaj Islandës më 20 shkurt në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, ‘Dardanët’ janë mysafirë të Luksemburgut.

Optimist në stërvitjen e parë është shprehur edhe njëri nga basketbollistët kryesorë te Kosova, Drilon Hajrizi.

“Hymë në këtë stërvitje pas angazhimeve me skuadrat gjatë Final 8. Besoj se do të angazhohemi maksimalisht. Kemi një ekip të mirë për të pasur sukses. Me punën që do të bëjmë shpresoj shumë se do të tregojmë lojëra të mira”, ka deklaruar Hajrizi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Islandë zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat