Në NBA e kërkojnë të gjithë, Giannis Antetokounmpo zbulon të ardhmen - Bota Sot
Në NBA e kërkojnë të gjithë, Giannis Antetokounmpo zbulon të ardhmen

Basketboll

Në NBA e kërkojnë të gjithë, Giannis Antetokounmpo zbulon të ardhmen

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:42
Giannis Antetokounmpo

E ardhmja e basketbollitstit grek Giannis Antetokounmpo është një nga dilemat më të mëdha të momentit. MVP-ja i sezonit të kaluar, pas “All Star Game” është duke shijuar disa ditë pushim, por ka dhënë edhe një deklaratë të fortë për sa i përket të ardhmes së tij.

“Ky nuk është momenti i duhur për të folur për të ardhmen timr. Unë përpiqem të përqendrohem në fushë dhe të përmirësohem. Jam nga ata që dua të qëndrojë për një kohë të gjatë në një ekip dhe jo të lëviz. Nëse me Milwaukee vazhdojmë të fitojmë, atëherë nuk do të largohem”, tha Giannis.

Skuadra e Milwaukee Bucks këtë sezon ka rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, 46 fitore e 8 humbje në 54 ndeshje, duke kryesuar si Konferencën e Lindjes ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat