Kosovë – Luksemburg, ky është çmimi i biletave

Basketboll

Kosovë – Luksemburg, ky është çmimi i biletave

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:57
Dardan Berisha

Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Islandës e cila është ndeshje para kualifikuese për Botërorin 2023.

Kosovën e pret përballja me Islandën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me 20 shkurt në orën 19:00, para ndeshjes të 23 shkurtit si mysafire kundër Luksemburgut.

Të këto dy ndeshjet të muajit mars janë të vlefshme për Grupin B të fazës parakualifikuese për Botërorin 2023, ku garon edhe Kombëtarja e Sllovakisë.

Për ta përcjellë përballjen mes Kosovës dhe Islandës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të gjithë tifozët e interesuar mund të blejnë bileta qysh sot, në çmim prej 2 eurosh.

Biletat do të shiten te Newborn në Prishtinë sot prej orës 12:00 deri në orën 18:00. Nesër shiten te palestra në Rahovec prej orës 12:00 deri në 14:00 dhe te Shatërvani në Prizren prej orës 15:00 deri në orën 18:00. Ndërsa, të enjten shiten te Hotel Dukagjini në Pejë prej orës 11:00 deri në orën 15:00 dhe në shesh të Mitrovicës prej orën 15:00 deri në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat