Dardanët: Nesër të gjitha rrugët na dërgojnë në palestër kundër Islandës

Basketboll

Dardanët: Nesër të gjitha rrugët na dërgojnë në palestër kundër Islandës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:09
Dardanët: Nesër të gjitha rrugët na dërgojnë në palestër kundër Islandës

Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për sfidën me Islandën, e cila zhvillohet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

“Dardanët në përkrahje të Kosovës.

Tifozë të dashur, nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova jonë përballët me Islandën në kuadër të para-kualifikimeve për botërorin 2023.

Dardanët do jenë në përkrahje të lojtarëve tanë deri në sekondën e fundit, për fitoren e parë në grup. Fillojmë të grumbullohemi nga ora 17:00 në FanClub “Dardanët” për të vazhduar pastaj bashkarisht për në ndeshje.

Dardanët posedojnë një numër të limituar biletash, që do shpërndahen në FanClub para nisjes, së bashku me nga një shallë me simbole të Kosovës ose Dardanëve.

Nesër të gjitha rrugët na dërgojnë në palestër. Nesër vetëm për fitore”!, thuhet mes të tjera nga “Dardanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat