Berisha: Motivi është shumë i madh tek ne - Bota Sot
Berisha: Motivi është shumë i madh tek ne

Basketboll

Berisha: Motivi është shumë i madh tek ne

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:52
Berisha: Motivi është shumë i madh tek ne

Për Kosovën është shumë e rëndësishme që këto kualifikime të nisen me fitore për këtë arsye kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka kërkuar një përkrahje të madhe nga të gjithë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nesër e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për kampionatin botëror ku ndeshet me Islandën.

“Pas ndeshjeve të Kupës në nuk kishim kohë për pushim dhe menjëherë ju kemi bashkuar Kosovës. Është një periudhë e shkurtër që punojmë me trajnerin e ri por besoj se mund ta nxjerrim më të mirën”, ka thënë Berisha në konferencën për shtyp të mbajtur sot, derisa ka bërë thirrje për një mbështetje të madhe.

“Motivi është shumë i madh tek ne. Salla nesër presim të jep plot dhe me një mbështetje të “Dardanëve” shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv, pasi është shumë e rëndësishme që nga kjo ndeshje të marrim rezultatin e duhur”, ka thënë Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat