Kosova në presion të Islandës

Basketboll

Kosova në presion të Islandës

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:39
Kosova në presion të Islandës

Kosova sonte  zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit. Dardanët do të përballen me Islandën, në ndeshjen që zhvillohen nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, ishte i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në stërvitje. “Basketbollistët kanë dhënë gjithçka në stërvitje. 

Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është e rëndësishme që të gjithë të japin më të mirën nga vetja. Deri më tani jam shumë i kënaqur.

Duam të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në garat ndërkombëtare”, u shpreh Marmarinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat