Sfidë drithëruese, Kosova gjunjëzon Islandën

Basketboll

Sfidë drithëruese, Kosova gjunjëzon Islandën

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:41
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 80:78 (22:13, 13:21, 25:23, 20:21) kundër Islandës, në kuadër të sfidës së parë të grupit B të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023 në basketboll.

Në përballjen që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në një atmosferë të bukur sportive, Kosova e filloi shumë mirë takimin dhe qysh në minutën e 3-të avancuan me 4 pikë dallim (7:3).

Basketbollisti Jones gjatë dhjetë minutave të para ka qenë më i miri në parket dhe më i merituari që “Dardanët” krijuan epërsinë prej 10 pikësh (16:6) pikërisht në minutën e 5-të.

Image

Kosova tregonte angazhim të madh e efikasitet dhe si rezultat i kësaj shtuan epërsinë në 11 pikë (22:11) në minutën e 10-të.

Edhe në çerekun e dytë basketbollistët tanë, treguan lojë të mirë dhe në minutën e 15-të ishin në epërsi me 10 pikë (28:18).

Në minutën e 16-të, suedezët e ngushtuan epërsinë në 7 pikë (28:21), ku dalloheshin me lojë Bjornsson e Jonsson. Në minutën e 18-të, Islanda ngushton rezultatin në 5 pikë (33:28), duke e vënë në presion kombëtaren tonë.

Në minutën e 20-të, Islanda ngushton epërsinë në 35:34 dhe duke përfunduar periudha e parë e lojës me këtë rezultat.

Në minutën e 33-të Islanda në epërsi me 60:61 dhe një finish dramatik. Më pas Kosova kalon në epërsi me 63:61 duke sjellë emocione në mesin e tifozëve.

Sërish Islanda në epërsi me 63:64 dhe fal një treshes. Në minutën e 36-të barazohet rezultati 66:66. Në minutën e 37-të Kosova shton epërsinë në 7 pikë, 73:66 dhe në anën tjetër ndez atmosferën te shikuesit.

Kosova triumfoi me plotë meritë me rezultat të ngushtë 80:78. Një fitore e madhe dhe të dielën luajnë si mysafirë i Luksemburgut. Basketbollistët Dardan Berisha me 18 pikë e Drilon Hajrizi me 16 pikë ishin më efikasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat