DeMarcus Cousins: LeBron James duhet të garojë për president të SHBA-ve

Basketboll

DeMarcus Cousins: LeBron James duhet të garojë për president të SHBA-ve

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:04
‘Boggie’ beson se LeBron do të ishte i suksesshëm edhe në garë për president të SHBA-ve

Ylli i Los Angeles Lakers, DeMarcus Cousins, ka dhënë disa komente për shokun e tij të skuadrës, LeBron James.

Cousins nuk ka kursyer aspak lëvdatat për ‘Mbretin’ James, i cili me sukses po prinë skuadrën për rekordin më të mirë në konferencën perëndimore.

Madje, ‘Boggie’ beson se LeBron do të ishte i suksesshëm edhe në garë për president të SHBA-ve.

“Nëse do ta njihnit LeBron edhe jashtë parketit, do të dinit për impaktin e tij” ka thënë Cousins.

“I kam thënë atij: “Vëlla, duhet të kandidosh për president”. LeBron do të bënte punë të mirë. Unë do ta përkrahja në një garë të tillë. Sigurisht, ky është vetëm mendim i imi” ka shtuar qendra e Lakers.

LeBron James asnjëherë nuk ka thënë se ka në mendje një plan të tillë. ‘Mbreti’ ka akoma shumë vite përpara në karrierën e tij në NBA, nëse lëndimet qëndrojnë larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat