Sfidat ballkanike për skuadrat e Kosovës 

Basketboll

Sfidat ballkanike për skuadrat e Kosovës 

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:29
Sfidat ballkanike për skuadrat e Kosovës 

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet në fazën e dytë të grupeve në Ligën Ballkanike.

Sonte nga ora 18:00, Peja është mysafire e Vllaznisë së Shkodrës, kurse Rahoveci të mërkurën (nesër) e pret Ibër Rozhajën, ndeshje që zhvillohet nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”.

Në këtë fazë të gjitha skuadrat zhvillojnë nga katër ndeshje, dy si vendas dhe dy si mysafir, varësisht nga renditja që kishin në fazën e kaluar të grupeve.

Pejanët ishin renditur në vendin e dytë me pesë fitore dhe tri humbje, kurse Vreshtarët të tretët me tri fitore dhe pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat